Lajçaku takon Emisarin Stuart Peach, diskutojnë për dialogun dhe çështje rajonale

Lajçaku takon Emisarin Stuart Peach, diskutojnë për dialogun dhe çështje rajonale

Aktuale January 18, 2022 - 17:16

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçaku ka takuar sot emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach në Bruksel.

Lajçaku ka shkruar se ka pasur një diskutim gjithëpërfshirës me emisarin Peach mbi dialogun dhe çështje rajonale,.

“Patëm një diskutim të mirë dhe gjithëpërfshirës rreth dialogut dhe çështjeve rajonale me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach sot në Bruksel”, ka shkruar Lajçak.