Viti i tretë pas tërmetit në Durrës, mijëra familje ende pa banesa dhe bonus

Viti i tretë pas tërmetit në Durrës, mijëra familje ende pa banesa dhe bonus

Aktuale January 18, 2022 - 17:05

Ndonëse kemi hyrë në vitin e tretë pas tërmetit tragjik të nëntorit të vitit 2019, në bashkinë e Durrësit ka ende me mijëra familje që nuk janë rikthyer në apartamentet e tyre të dëmtuara nga lëkundjet e forta. Dhe sikur të mos mjaftojë kjo, prej disa muajsh nuk përfitojnë as bonusin e qirasë.

A2 ka vizituar disa prej këtyre familjeve, të cilat vijojnë të presin prej 26 muajsh.

Ankesat e tyre ne bashki asnjëherë nuk kanë marrë një përgjigje konkrete mbi afatet që duhet të presin akoma për riparimin e apartamenteve.

Të lodhur dhe në kushte ekonomike sa vijnë e më të rënduara, këta banorë luten që një orë e më parë të nisë puna për riparimin e apartamenteve dhe rikthimin në banesat e tyre.