Profesori Klemen Miklavic zgjidhet nënkryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Profesori Klemen Miklavic zgjidhet nënkryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Aktuale January 18, 2022 - 17:04

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e95-të, të mbajtur më 18.01.2022, ka aprovuar listën e ekspertëve ndërkombëtarë të cilët do të përfshihen në procesin e akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të tyre studimore.

“Në mbledhjen e KShC-së janë trajtuar edhe disa pika të rendit të ditës të mbetura nga mbledhja e kaluar, për bartësit e programeve akademike, sikurse është caktuar data e diskutimit për dokumentin e Metodologjisë së Monitorimit dhe Procedurave pas akredituese”, thuhet në njoftimin e agjencisë.

Në mbledhjen e sotme, ky këshill bëhet e ditur se me vota unanime, ka zgjedhur anëtarin ndërkombëtar të KShC-së, profesori Klemen Miklavic, nënkryetar i KShC-së./Zëri