Ministri Latfi dhe ambasadori italian de Riu bisedojnë për COVID-19 dhe kardiokirurgjinë në Kosovë

Ministri Latfi dhe ambasadori italian de Riu bisedojnë për COVID-19 dhe kardiokirurgjinë në Kosovë

Aktuale January 18, 2022 - 16:56

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi prit sot Ambasadorin e Italisë në Kosovë,  Antonello De Riu, të shoqëruar nga zëvendës-ambasadori j, Ugo Ferrero.

Në këtë takim Ministri Latifi e ka falënderuar Ambasadorin Italian për mbështetjen e dhënë nga qeveria dhe populli Italian për shëndetësinë në Kosovë.

Ai  e ka njoftuar Ambasadorin me situatën në Kosovë sa i përket COVID-19 dhe hapat që kanë ndërmarrë MSh dhe institucionet për t’u ballafaquar me secilin skenar të mundshëm të ecurisë së COVID-19, duke përcjellë dhe analizuar më vëmendje indikatorët shëndetësor.

Në takim është biseduar për bashkëpunimin midis Kosovës e Italisë në kuadër të Projektit Italian për mbështetjen e sistemit shëndetësor të Kosovës, me fokus në lëmin e kardiokirurgjisë.

Ministri Latifi dhe Ambasadori Italian kane theksuar nevojën që në kuadër të projektit profesionistët shëndetësor të Kosovës të rrisin aftësimet profesionale me mbështetjen e ekspertëve të italian të kësaj lëmie, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më gjithëpërfshirëse të kësaj fushe edhe në Kosovë.

Ministri dhe Ambasadori theksuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në shëndetësi dhe përkrahjen për sektorin shëndetësor të Kosovës.