Ndihmës-shoferi i autobusit të “Shero Tours”, rrëfen në detaje si ndodhi aksidenti në Bullgari
Ndihmës-shoferi i autobusit të “Shero Tours”, Ahmed Abazi, ka rrëfyer në detaje se si ka ndodhur aksidenti në Bullgari.
Ai tha se rruga ishte e rrëshqitshme dhe frynte erë.
“Frynte erë e fuqishme dhe na ra përpara diçka që na e humbi pamjen, ndërsa rruga ishte e rrëshqitshme. Autobusi rrëshqiti pak dhe u përplas në kamionin që ishte parkuar. Të lënduar nuk ka, vetëm shoferi, kolegu im u lëndua pak”, tha Abazi.
Ndihmës-shoferi më tej tha për mediat bullgare se të gjithë pasagjerët kosovarë janë mirë.
“Të gjithë janë mirë dhe e kanë vazhduar rrugën, kam mbetur vetëm unë për të parë se si mund ta tërheqim autobusin. Ishin 32 udhëtarë, dhe ne dy shoferët. Asnjëri nga ta nuk e ka pësuar asnjë lëndim. Fatmirësisht nuk ishim duke ngarë autobusin me shpejtësi të madhe”, tha më tej Abazi, njofton Klankosova.tv.