Rama njofton se ka nënshkruar vendimin për trajtim të qenve endacakë

Rama njofton se ka nënshkruar vendimin për trajtim të qenve endacakë

Aktuale January 18, 2022 - 14:52

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e trajtimit të qenve endacakë.

Rama ka shkruar se në trajtimin e qenve endacakë përfshihen: zënia, kontrolli, ushqimi vaksinimi, identifikimi, sterilizimi, hospitalizimi dhe lëshimi.

“Qysh në ditët e para jemi marrë me trajtimin e problemit të qenve endacakë. Sot e nënshkrova kontratën që siguron vazhdimin e trajtimit të tyre e që përfshin zënien, kontrollin, ushqimin, vaksinimin, identifikimin, sterilizimin, hospitalizimin dhe lëshimin”, ka shkruar Rama.

Tutje, ai tha se momentalisht ekzistojnë pesë pika ushqyese, por që të cilat së shpejti do të shtohen deri në 20.

“Momentalisht ekzistojnë 5 pika ushqyese, të cilat së shpejti do të shtohen deri në 20. Jemi të vetëdijshëm për nevojën e zgjidhjes afatgjate të problemit dhe po vazhdojmë të punojmë drejt saj”, ka thënë Rama.