Ambasada e Francës: Nuk do ta harrojmë Masakrën e Reçakut dhe viktimat e saj

Ambasada e Francës: Nuk do ta harrojmë Masakrën e Reçakut dhe viktimat e saj

Aktuale January 15, 2022 - 21:58

Ambasada e Francës në Kosovë ka përkujtuar Masakrën e Reçakut në 23 vjetorin e saj.

Përmes një postimi në Facebook, kjo ambasadë ka thënë se drejtësia për 45 të vrarët duhet të vihet në vend.

“23 vjet më parë në Reçak u vranë 45 civilë të pafajshëm. Drejtësia duhet të vihet në vend. Ne nuk do ta harrojmë këtë masakër dhe viktimat e saj”, ka thënë kjo Ambasadë./Zëri