Nis me një minutë heshtje për Reçakun seanca e jashtëzakonshme për referendumin serb
Foto: Laura Hasani

Nis me një minutë heshtje për Reçakun seanca e jashtëzakonshme për referendumin serb

Aktuale January 15, 2022 - 14:29

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka hapur punimet e seancsës së jashtëzakonshme në lidhje me referendumin serb.

Para nisjes së seancës, Konjufca ërkoi një minutë heshtje për të rënët e masakrës së Reçakut, e cila sot shënon 23 vjetorin.

Kjo seancë ëstë thirrur nga kryeministri Albin Kurti.

PDK-ja ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë seancë.

Fjalën e ka marrë kryeministri i cili ka arsyetuar thirrjen e seancës, duke thënë se vendimi i qeverisë për t'i lejuar serbët e Kosovës të marrin pjesë në votimin e këtij referendumi është i drejtë. Por, jo edhe të organizohet referendum klasik në territorin e Kosovës.