Sveçla publikon fotografi nga rrënimi i objekteve të bixhozit në Karaçevë

Sveçla publikon fotografi nga rrënimi i objekteve të bixhozit në Karaçevë

Aktuale December 15, 2021 - 11:14

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku sot u shkatërruan objektet e lojërave të fatit.

Sveçla ka thënë se sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaçevë.

“Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës, sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaçevë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, në lidhje me rastin janë arrestuar disa persona.

“Pas konfiskimit të aparateve për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale, si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”, tha më tej Sveçla. /Zëri