Bie “Kosova B”, Rizvanolli paralajmëron rëndim të situatës me energji në tri ditët e ardhshme
Foto: Laura Hasani

Bie “Kosova B”, Rizvanolli paralajmëron rëndim të situatës me energji në tri ditët e ardhshme

Aktuale December 14, 2021 - 12:15

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është duke raportuar mbi krizën energjetike në vend në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovës.

Rizvanoli ka thënë se një bllok i "Kosovës B" do të ndalet sot për riparim, ndërsa ka paralajmëruar se situata do të rëndohet në tri ditët e ardhshme, transmeton Zeri.info.

“Sot, një bllok i ‘Kosovës B’ detyrimisht duhet të ndalet për të bërë riparime. Në tri ditët e ardhshme pritet që situata të jetë edhe më e rënduar”, tha Rizvanolli në Komision. /Zëri