Zgjidhen kryetari dhe anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale

Zgjidhen kryetari dhe anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale

Aktuale December 06, 2021 - 18:50

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kryetarin dhe anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Selvete Grajçevci-Pllana do të jetë kryesuese e Bordit, ndërsa anëtarë të Bordit janë Jahir Gashi, Gani Kastrati, Gani Maliqi dhe Rrezarta Pushkolli-Makolli.

Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet në pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 25 dhe 26 nëntor 2021.

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyçi, në emër të komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve, ka lexuar rezultatet e kandidatëve që kanë marrë pjesë në votim.

“Në votim kanë marrë pjesë 76 deputetë. Vota të pavlefshme janë pesë. Mendim Bojaxhiu një votë, Qamil Suka 14 vota, Gani Maliqi 49 vota, Rrezarta Pushkolli-Makolli 48 vota, Shaqir Rexhepi zero vota, Atifete Zuna tre vota, Ibush Luzha 14 vota, Selvete Grajçevci-Pllana 60 vota, Behgjat Bytyçi 13 vota, Jahir Gashi 51 vota, Gani Kastrati 50 vota, Ibrahim Krasniqi zero vota, Behgjat Nimani 14 vota, Zenel Sejfiaj nëntë vota, Bajram Hoxha një votë. Nga 15 anëtarët, pesë kanë marrë vota të mjaftueshme dhe këta janë Selvete Grajçevci-Pllana 60 vota, Jahir Gashi 51 vota, Gani Kastrati 50 vota, Gani Maliqi 49 vota dhe Rrezarta Pushkolli-Makolli 48 vota”, tha ajo.