![Katër drejtorët brenda Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës në garë për drejtor të përgjithshëm [dokument]](/uploads/zeri.info/images/2020/October/22/auto_Ndertesa_e_Agjencia_e_Ushqimit_dhe_Veterinarise_11603368990.jpg)
Katër drejtorët brenda Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës në garë për drejtor të përgjithshëm [dokument]
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë është një nga institucionet më të rëndësishme, që inspekton edhe ushqimet që hamë secili prej nesh.
Nga kjo agjenci kanë qenë të angazhuar edhe me inspektimin e masave kufizuese për parandalim të COVID-19, raporton “Zëri”.
Mirëpo, Agjencia është në proces e sipër që të bëhet me drejtor të ri të përgjithshëm.
Katër emrat që janë në listën e ngushtë për kandidatët që do të vazhdojnë procedurën e rekrutimit janë: Flamur Kadriu, Ilirijana Zymberaj, Kujtim Uka dhe Sadik Heta.
Të katër këta zyrtarë janë drejtorë të sektorëve brenda AUV-it.

I pari, Flamur Kadriu, është zyrtar i AUV-it, ku kryen punën e drejtorit për Shëndetin Publik, që së fundi ishte angazhuar si ushtrues detyre në vend të Naser Krasniqit, në pozitën e drejtorit të përgjithshëm.
E dyta është Ilirijana Zymberaj, e cila është drejtoreshë e Inspektoratit brenda Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.
Kujtim Uka, në anën tjetër, është drejtor i Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinës, teksa Sadik Heta, drejtor i Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve.
Në këtë mënyrë, ky konkurs mund të konsiderohet si konkurs i brendshëm, pasi njëri nga drejtorët do të shkojë në pozitën e drejtorit ekzekutiv. /Zëri