Sot në Deçan ndizen qirinj për viktimat e Gllogjanit

Sot në Deçan ndizen qirinj për viktimat e Gllogjanit

Aktuale November 27, 2021 - 11:13

Sot në Deçan do të ndizen qirinj në shenjë proteste për vrasjen e trefishtë që ka ndodhur mbrëmë në Gllogjan.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Të dashur qytetarë të komunës së Deçanit, ju ftoj që sot, në ora 16:00, të takohemi në qendër të qytetit, për të ndezur qirinj në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që mbrëm tragjikisht humbën më të dashurit e tyre”, ka thënë ai. /Zëri