SHSKUK: 14 pacientë me COVID-19 pozitivë, 30 post-COVID

SHSKUK: 14 pacientë me COVID-19 pozitivë, 30 post-COVID

Aktuale November 27, 2021 - 11:07

Bazuar në raportet e datës 27 nëntor nga klinikat Covid në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim janë 14 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 30 të tjerë post-COVID, pra pasi kanë kaluar virusin.

Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, ndërsa nuk ka pacientë në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 6 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Pejës, 6 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1 pacient