Ambasada amerikane reagon pas vrasjes në Gllogjan

Ambasada amerikane reagon pas vrasjes në Gllogjan

Aktuale November 27, 2021 - 10:46

I ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane, Nicholas Giacobbe, ka reaguar pas ngjarjes së djeshme në Gllogjan, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagos një.

Giacobbe u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe ka thënë se autoritetet po punojnë që autorët t’i sjellin shpejt para drejtësisë.

“Të tronditur nga sulmi i dhunshëm ndaj studentëve në Gllogjan. Autoritetet po punojnë për nxjerrjen e shpejtë të autorit(ve) para drejtësisë. Ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe i uroj të lënduarve shërim të shpejtë”, ka shkruar ai në një postim në Twitter. /Zëri