Reagon Kamberi për refuzimin e vizitës së ministrave kosovarë në Luginën e Preshevës

Reagon Kamberi për refuzimin e vizitës së ministrave kosovarë në Luginën e Preshevës

Aktuale November 27, 2021 - 10:19

Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj refuzimit të Serbisë për vizitë të katër ministrave kosovarë në Luginën e Preshëvës.

Kambëri ka thënë se Serbia mbetet i vetmi vend në rajon që me ligj kufizon lirinë e përdorimit zyrtarë të simboleve kombëtare.

“S,ka moment tjetër për veprim. ‘RIGHT HERE, RIGHT NOË’. Serbia nuk ka lejuar vizitën e sotme të katër ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Luginë të Preshevës. Çfarë asimetrie të drejtash mes Luginës së Preshevës me serbët në Kosovë. Serbia mbetet i vetmi vend në rajon që me ligj kufizon lirinë e përdorimit zyrtarë të simboleve kombëtare”, ka shkruar ai në një postim në Facebook. /Zëri

Postimi i plotë: