Borrelli për vrasjen në Gllogjan: Përgjegjësit e krimit duhet të sillen para drejtësisë

Borrelli për vrasjen në Gllogjan: Përgjegjësit e krimit duhet të sillen para drejtësisë

Aktuale November 27, 2021 - 10:02

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka reaguar pas ngjarjes së djeshme në Gllogjan, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagos një.

Borrelli është shprehur i tmerruar për sulmin ndaj autobusit që transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan.

Ai tha se përgjegjësit e krimit duhet të gjenden e të sillen para drejtësisë.

“Të tmerruar nga sulmi i tmerrshëm në Gjakovë. Zemra ime shkon për viktimat dhe familjet e tyre. Përgjegjësit duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm. Unë qëndroj me të gjithë kosovarët në këto momente të dhimbshme. Ne do të vazhdojmë të punojmë për pajtimin në Ballkanin Perëndimor”, tha Borrelli. /Zëri