
Osmani ftohet të flasë për të ardhmën e Kosovës nga një Institut në SHBA
Presidentja e Republikës së Kosovës do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por jo për pjesëmarrje në Samitin e Demokracisë.
Kosova nuk ka pranuar ftesë të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku marrin pjesë më shumë se 100 vende nga e gjithë bota.
Por, Presidentja Osmani do të udhëtojë në SHBA për të marrë pjesë me ftesë të Institutit për Politikë të Jashtme SAIS të hënën.
Në anën tjetër, mosftesa e Kurtit dhe Osmanit në Samitin e Demokracisë është kritikuar ashpër nga opozita dhe shoqëria civile në Kosovë.
The SAIS Foreign Policy Institute will proudly host #Kosovo's President @VjosaOsmaniPRKS, this Monday November 8th, at 11:30AM. FPI Senior Fellow @edwardpjoseph will moderate the event.
— SAIS Foreign Policy Institute (@FPI_SAIS) November 5, 2021
Register below (updated link):https://t.co/4nNDqiCeNA#Balkans #Europe pic.twitter.com/uol3p8ngZw