Escobari viziton Ambasadën e Kosovës në SHBA

Escobari viziton Ambasadën e Kosovës në SHBA

Aktuale October 21, 2021 - 23:12

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, ka vizituar sot Ambasadën e Kosovës në SHBA.

Escobar në ambasadën e Kosovës është pritur nga Ushtruesi i detyrës së ambasadorit, Vadet Sadiku i cili ka falenderuar për vizitën ndërsa është shprehur se pret me padurim punën dhe miqësinë e vazhdueshme.

“Ushtruesi i detyrës së ambasadorit, Valdet Sadiku, priti sot Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Escobar, në Ambasadën tonë. Faleminderit Escobar për vizitën dhe presim me padurim punën dhe miqësinë tonë të vazhdueshme!”, shkruan në Tëitter, ambasada e Kosovës në SHBA. /Zëri