Më 30 shtator, viktimat e zhvarrosura në Kizhevak do të riatdhesohen në Kosovë

Më 30 shtator, viktimat e zhvarrosura në Kizhevak do të riatdhesohen në Kosovë

Aktuale September 27, 2021 - 17:07

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se viktimat e masakrës së Rrezallës të zhvarrosura nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë, do të riatdhesohen në Kosovë më 30 shtator.

Sipas këtij njoftimi, eshtrat e zhvarrosura në Kizhevak iu përkasin shtatë identifikimeve të reja të nga masakra e Rrezallës si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi.

“Riatdhesimi i mbetjeve mortore të viktimave do të realizohet në bashkëpunim me përkrahjen e familjeve, Institutit të Mjekësisë Ligjore, Policisë së Kosovës – Sektorit për Krime Lufte , Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”, bëhet e ditur në njoftim. /Zëri