Shtatë të vdekur dhe mbi 800 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shtatë të vdekur dhe mbi 800 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Aktuale September 22, 2021 - 17:31

Shtatë qytetarë të prekur me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë evidentuar dhe 820 raste të reja, ndërkohë është rritur numri i shtrimeve në spitale.

Aktualisht 223 pacientë po marrin trajtime në spitalet COVID, nga të cilët 18 janë në gjendje të rëndë.

Rritja e rasteve të reja ka çuar në shtim të rasteve aktive. Sipas MSH-së, janë 12,483 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.