SHSKUK-ja do t’i rikthejë operacionet joemergjente nga 27 shtatori

SHSKUK-ja do t’i rikthejë operacionet joemergjente nga 27 shtatori

Aktuale September 22, 2021 - 14:21

Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të rikthejë operacionet joemergjente (elektive) në të gjitha klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme.

Rikthimi i operacioneve joemergjente vjen pas uljes së numrit të rasteve të spitalizuara me COVID-19, si në klinikat e QKUK-së, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.

Në këtë njoftim, SHSKUK-ja u ka bërë thirrje të gjithë pacientëve dhe qytetarëve të Kosovës të respektojnë masat anti-COVID dhe të vaksinohen. /Zëri