Mehaj merr mbështetje nga Turqia për FSK-në

Mehaj merr mbështetje nga Turqia për FSK-në

Aktuale September 18, 2021 - 18:12

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Turqi.

Mehaj ka vizituar sot Komandën e Forcave Speciale Turke, nga e cila thotë se është impresionuar, transmeton Zeri.info.

Ai tha se nga Komandati i Komandës së Forcave Speciale Turke, ka marrë mbështetje të fuqishme për t’i ofruar përvojën e tyre edhe FSK-së.

“Vizita e sotme në Komandën e Forcave Speciale Turke ishte shumë impresionuese. Forcat Speciale Turke kanë përvojë të madhe në operacionet luftarake jokonvencionale, lloje të ndryshme të luftës speciale. Nga komandanti i saj, gjeneral major Ertuërul Erbakan, morra mbështetjen e fuqishme për ofrimin e përvojës së tyre të shkëlqyeshme në shërbimin tonë për të ardhmen”, ka shkruar Mehaj.

Po ashtu sot, Miniri i Mbrojtjes ka vizituar homologun e tij turk Hulusi Akar, me të cilin ka thënë se janë pajtuar që të dy ministritë të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e trajnimit për FSK-në. /Zëri