Vdes 23-vjeçarja në Drenas, familjarët thonë se ia shkaktoi vaksina anti-COVID

Vdes 23-vjeçarja në Drenas, familjarët thonë se ia shkaktoi vaksina anti-COVID

Aktuale September 16, 2021 - 14:48

Një 23-vjeçare ka vdekur të mërkurën në QKUK, ndërsa familjarët kanë hedhur dyshime se ajo ka vdekur nga vaksina anti-COVID, të cilën e kishte marrë 48 orë para se të ndodhte rasti.

Në raportin e lëshuar nga QKUK-ja, të cilin e ka siguruar “Zëri”, thuhet se ajo ka vdekur nga “Hemorragjia Interne”, ndërsa familjarët kanë hedhur dyshime përmes rrjeteve sociale se ajo kishte vdekur nga vaksina anti-COVID.

Image

“U detyrove të vaksinohesh që të qëndrosh në vendin e punës. Ajo vaksinë pas 48 ore të shkaktoi vdekjen”, ka shkruar një prej familjarëve të së ndjerës, i cili ka publikuar edhe dëshminë e vaksinimit, të cilën e kishte marrë më 13 shtator.

Image

Pavarësisht dyshimeve, në raportin mjekësor bëhet e ditur se ata nuk kanë lejuar autopsinë e viktimës.

“Zëri” ka kontaktuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me rastin, por deri tani nuk kanë kthyer përgjigje. /Zëri

Image