Kumnova: Kurti dhe Osmani s’do të hyjnë në bisedime me Serbinë pa i kthyer më të dashurit tanë

Aktuale August 30, 2021 - 20:07

Kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nystrete Kumnova beson se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani nuk do të hyjnë në bisedime me Serbinë pa i kthyer më të dashurit tanë.

Ajo shpreson se ata do e japin maksimumin e tyre që t’i bëjnë presion Serbisë në mënyrë që ti hapin arkivat.

“Të gjitha qeveritë, gjithë kryeministrat janë mundu që ta bindin Serbinë që t’i hap arkivat dhe të tregojë vendodhjen e të pagjeturve sepse Serbia është gjithmonë ajo e cila, që me të tregune të pleqeve tanë, që ata kanë mendu gjithmonë që të bëjnë krime në Kosovë.

Lajme

Kumnova: Kurti dhe Osmani s’do të hyjnë në bisedime me Serbinë pa i kthy më të dashurit tanë

29 minuta më parë

nga:A. R.

Kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nystrete Kumnova beson se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani nuk do të hyjnë në bisedime me Serbinë pa i kthyer më të dashurit tanë.

Ajo shpreson se ata do e japin maksimumin e tyre që t’i bëjnë presion Serbisë në mënyrë që ti hapin arkivat.

“Të gjitha qeveritë, gjithë kryeministrat janë mundu që ta bindin Serbinë që t’i hap arkivat dhe të tregojë vendodhjen e të pagjeturve sepse Serbia është gjithmonë ajo e cila, që me të tregune të pleqeve tanë, që ata kanë mendu gjithmonë që të bëjnë krime në Kosovë.

Me qeverinë e re, po shpresoj, që është kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani, dhe duket se e kanë një energji shumë të madhe dhe me një sinqeritet se ata nuk do të bëjnë bisedime me Serbinë pa i kthy të gjithë qytetarët e Kosovës nga Serbia, nga varrezat që po i mbajnë. Shpresa thonë vdes e fundit por gjithmonë po na lind nga një shpresë, shpresojmë që me Kurtin, ai do të jep maksimumin që t’i bëj presion Serbisë, me anë të Bashkësisë Ndërkombëtare, dhe t’i kthejë të gjithë njerëzit që na mungojnë”, u shpreh ajo në ATV.