Kryesindikalisti i Shëndetësisë kërkon nga Osmani t’i shtyjë zgjedhjet lokale për 6 muaj

Kryesindikalisti i Shëndetësisë kërkon nga Osmani t’i shtyjë zgjedhjet lokale për 6 muaj

Aktuale August 21, 2021 - 18:40

Kreu i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla ka dalë me një kërkesë për presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.

Syla ka kërkuar nga Osmani që të anulojë zgjedhjet lokale për gjashtë muaj pasi sipas tij rritja e numrit të të infektuarve është alarmante.

“E nderuar anuloi zgjedhjet lokale per 6 muaj...Duke e ndjer dhe prekur këtë numër skandaloz të infektuarve dhe të vdekurve po ju adresohem publikisht pasi spo merrni vesh”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ai thotë se “jemi për marre e gjynah, për menaxhim të pandemisë”.

Syla kërkon nga shefja e vendit që të formojë sa më shpejt grupin për shpëtimin nacional nga pandemia COVID-19.

“Kryetare anuloni zgjedhjet lokale dhe formoni sa më shpejt nga ju grupin për shpëtim nacional nga pandemia …jemi keq…””, tha ai. /Zëri