Fëmija i prekur nga ethet e minjve, në gjendje të rëndë

Fëmija i prekur nga ethet e minjve, në gjendje të rëndë

Aktuale August 09, 2021 - 14:25

Një fëmijë është i shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK, i infektuar me ethet e minjve, të cilat janë shfaqur së fundmi në Kosovë.

Infektologu Arben Vishaj ka thënë për Klan Kosovën se gjendja e pacientit është e rëndë.

“Gjendja e fëmijës është stabile, por e rëndë edhe më tutje”, është shprehur ai.

“Infeksioni ka ardhur nga rënia në kontakt me zona të kontaminuara me sekrecione të brejtësve në radhë të parë. Fëmija ka qëndruar një muaj në Bjeshkët e Deçanit, të cilat janë endemike për ethe të minjve”.

Vishaj është shprehur se ky është rasti i tretë i personave të prekur nga këto ethe.