AAK-ja zyrtarizon Nehat Pecin kandidat për kryetar të Mitrovicës

AAK-ja zyrtarizon Nehat Pecin kandidat për kryetar të Mitrovicës

Aktuale August 06, 2021 - 17:33

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka zyrtarizuar Nehat Pecin si kandidat për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

‘’Nehat Peci do t'i prijë Aleancës në garën për Mitrovicën. Ai është jurist i njohur, me përvojë jetësore në jurisprudencë, e gjithashtu ka mbaruar Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Nehati është rritur me AAK-në. Ai paraqet vullnetin dhe çasjen e sinqertë të Aleancës për Mitrovicën, gjatë tërë historisë së saj politike’’, tha Haradinaj.

Haradinaj thotë se Mitrovica tani ka rastin të përcaktohet për një qeverisje që ka prioritet vetëm qytetarët dhe mirëqenien e tyre. /Zëri