Deri në katër orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova
Foto ilustruese

Deri në katër orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova

Aktuale August 06, 2021 - 17:06

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për gjendjen në pikat e kalimit kufitar në hyrje-dalje të Kosovës.

Përmes një njoftimi nga QKMK-ja kanë bërë të ditur se pritjet në dalje të pikës kufitare në Merdar janë deri në katër orë, ndërsa në Jarinjë deri në një orë e 30 minuta.

Sipas QKMK-së edhe në pikën kufitare në Mutivodë pritjet në dalje janë deri në një orë e 30 minuta.

Kurse te pikëkalimi tjetër kufitar, te “Dheu i Bardhë”, pritjet në dalje janë më të gjata deri në dy orë.

Ndërkaq, më pak pritje ka në pikat kufitare Vërmicë dhe Muçibabë. /Zëri