I mbetën borxh shtetit, ATK-ja ua konfiskon pasurinë parkingjeve të Prishtinës

I mbetën borxh shtetit, ATK-ja ua konfiskon pasurinë parkingjeve të Prishtinës

Aktuale August 06, 2021 - 16:45

Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar edhe sot me konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve të cilët kanë obligime të pashlyera, me ç‘rast janë konfiskuar pasuri tek një pjesë e tatimpaguesve nga sektori i parkingjeve të automjeteve në Prishtinë, ku është konfiskuar pasuri në emër të borxheve në vlerë rreth 200 mijë euro.

“Aktiviteti në fjalë është zhvilluar në asistimin e Policisë së Kosovës, ku i njëjti aktivitet do të vazhdoj edhe në sektorë të tjera gjatë ditëve në vijim”, ka thënë ATK-ja në një njoftim për media.

ATK-ja thotë se në vazhdimësi do të ndërmarrë veprime të ngjashme, për të gjithë tatimpaguesit të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore, sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat. /Zëri