Donika Shahini-Lami refuzon pozitën e anëtares së Kryesisë në PDK

Donika Shahini-Lami refuzon pozitën e anëtares së Kryesisë në PDK

Aktuale August 06, 2021 - 16:30

Dje Donika Shahini-Lami është nominuar anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, mirëpo e njëjta sot ka refuzuar pozitën e ofruar.

Përmes një postimi në Facebook, Shahini-Lami ka thënë se për arsye personale nuk do ta fillojë këtë rrugëtim.

“Mirënjohëse ndaj lidershipit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës, për besimin duke më ofruar dhe besuar të jem pjesë e kryesisë së re. Por, për arsye personale, bëj të ditur se nuk do ta filloj këtë rrugëtim”, ka shkruar ajo.

Ndryshe dje, PDK-ja ka zgjedhur kryesinë e saj të re.

Nënkryetarë të kësaj partie është zgjedhur ish-ambasadroja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, Ramë Buja, Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili.

Ndërsa anëtarë të tjerë të kryesisë të propozuar janë: Bernard Nikaj, Bernard Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Çollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaci-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj dhe Donjet Bislimi.

Kujtojmë se sot Enver Hoxhaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të PDK-së./Zëri