Asnjë i vdekur dhe 271 të infektuar me COVID-19

Asnjë i vdekur dhe 271 të infektuar me COVID-19

Aktuale August 06, 2021 - 14:49

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 8.188 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 478.084 doza të vaksinës.

Deri më sot 165.190 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 4.666 testime, 271 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.719.

Në total numri i rasteve aktive është 1.321.