Krasniqi pas dorëheqjes së Hoxhajt: E falënderoj për mbështetjen që i ka dhënë dhe do t’ia japë PDK-së

Krasniqi pas dorëheqjes së Hoxhajt: E falënderoj për mbështetjen që i ka dhënë dhe do t’ia japë PDK-së

Aktuale August 06, 2021 - 14:44

Pas u zgjodh nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj ka dhënë sot dorëheqje, raporton Zeri.info.

Me këtë rast kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka falënderuar Hoxhajn për mbështetjen që ia ka dhënë dhe do t’ia japë PDK-së.

“Ndonëse ne kishim vendosur në Konventën e Dhjetë të PDK-së që deputetët tanë ta kryejnë vetëm punën në Kuvend, pa mbajtur pozita të dyfishta edhe në Kryesi të partisë, në respekt të kontributit dhe punës së tij, unë e kam propozuar profesor Hoxhajn që të jetë edhe pjesë e Kryesisë së re, por ai ka vendosur ta respektojë plotësisht parimin e dalë nga Konventa, duke mbajtur vetëm detyrën e deputetit të PDK-së në Kuvend. E falënderoj shumë për këtë qasje pozitive të tij dhe për ofrimin e gjithë mbështetjes që ka dhënë dhe do të japë për reformat dhe fitoret e PDK-së për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ndryshe, Hoxhaj ka bërë të ditur se arsyeja e dorëheqjes së tij është për shkak se PDK-ja ka nevojë të afrojë njerëz të rinj dhe të reformohet. /Zëri