Enver Hoxhaj dorëhiqet nga pozita e nënkryetarit të PDK-së

Enver Hoxhaj dorëhiqet nga pozita e nënkryetarit të PDK-së

Aktuale August 06, 2021 - 13:55

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dje ka zgjedhur kryesinë e re.

Pasi u zgjodh nënkryetar i kësaj partie, Enver Hoxhaj sot ka dhënë dorëheqje, raporton Zeri.info.

Ai ka bërë të ditur se arsyeja e dorëheqjes së tij është për shkak se PDK-ja ka nevojë të afrojë njerëz të rinj dhe të reformohet.

“Në vijimësi të qëndrimit të shprehur edhe në Konventën e zgjedhjes së kryetarit të ri që PDK-ja ka nevojë të hapet, të afrojë njerëz të rinj dhe të reformohet, unë do ta respektoj këtë parim dhe do të mbetem vetëm deputet. Është koha që ekipi i ri e kryesia e sapovotuar të punojnë dhe të angazhohen për ta rikthyer PDK-në si forca e parë politike. Do të angazhohen me tërë qenien time për ta ndihmuar partinë si dhe kandidatët tanë në zgjedhjet lokale”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Në mesin e katër nënkryetarëve të sapozgjedhur është edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Përveç Çitakut, në pozitën e nënkryetarëve janë zgjedhur: Ramë Buja dhe Uran Ismaili. /Zëri