Pas publikimit të audiobisedave, iniciohet shkarkimi i Driton Muharremit

Pas publikimit të audiobisedave, iniciohet shkarkimi i Driton Muharremit

Aktuale August 06, 2021 - 13:26

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Legjislacion, deputeti nga LVV-ja, Adnan Rrustemi, ka njoftuar se ky komision ka iniciuar shkarkimin e Driton Muharremit, anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, që është dëgjuar në audiobisedat e publikuara së fundmi nga media “Shqip.com”.

Në një konferencë për media, Rrustemi ka thënë se Muharremi ka shkelur rëndë detyrën zyrtare dhe ka cenuar sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Sipas tij, gjyqtari Rrustemi do të duhej të jepte dorëheqje vetë, por meqë kjo nuk ka ndodhur, ai tha se Komisioni sot ka iniciuar procedurën e shkarkimit të tij. /Zëri