Kuvendi u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen për COVID-19
Foto: Laura Hasani

Kuvendi u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen për COVID-19

Aktuale August 06, 2021 - 12:49

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar që të respektohen masat kundër COVID-19 dhe që qytetarët të vaksinohen.

Këtë e tha në seancën e sotme, gjegjësisht në vazhdimin e seancave të kaluara dhe ku në rend të ditës ishin pikat e papërfunduara, në mesin e të cilave edhe katër marrëveshjet ndërkombëtare, dy nga të cilat u votuan e dy të tjera dështuan.

Ai e ka përmendur vendosjen e afisheve në Kuvend për të përçuar mesazh për vaksinim të qytetarëve.

Konjufca thënë se rritja e numrit të të infektuarve në 72 orët e fundit është shqetësuese dhe se është mirë që qytetarët të vaksinohen, që të mos ketë mbyllje të sërishme. /EO

Image