"Prishtina na bashkon", slogani i Uran Ismailit për fushatën

Aktuale August 05, 2021 - 21:53

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka publikuar sloganin, me të cilin do të bëjë fushatë për zgjedhjet e 17 tetorit.

"Prishtina na bashkon" është sllogani me të cilin Ismaili do të bëjë fushatë për të udhëhequr me kryeqytetin në katër vitet e ardhshme, trnasmeton Zeri.info.

Ka qenë vet ai i cili e ka publikuar slloganin në faqen e tij zyrtare në Facebook, ndërsa ka disa javë që ka nisur iniciativën e tij për të bujtur nëpër lagje të nryshme të Prishtinës ku po njihet edhe me problemet me të cilat ballafaqohen banorët e kryeqytetit. /Zëri