Belgjika dhuron vaksina anti-COVID për Kosovën
Foto ilustruese

Belgjika dhuron vaksina anti-COVID për Kosovën

Aktuale August 02, 2021 - 23:13

Belgjika do të dhurojë 4 milionë doza të vaksinës anti-COVID deri në fund të vitit 2021.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Belgjikës, ku theksohet se këto vaksina do të dhurohen për vendet e treta, përmes programit COVAX, përcjell Zeri.info.

E përfituese e këtyre vaksinave do të jetë edhe Kosova, në një grup me Armeninë dhe Gjeorgjinë, ku për të trija vendet janë planifikuar të shpërndahen 225 mijë e 600 vaksina në total.

“Fillimisht, 168,000 doza të vaksinave Astra Zeneca do të dërgohen në Ukrainë, pasuar nga 225,600 doza të planifikuara për Kosovën, Armeninë dhe Gjeorgjinë”, thuhet në njoftim.

"Ky donacion është një shembull i bashkëpunimit tonë evropian për të mposhtur këtë pandemi dhe për të përshpejtuar vaksinimin global", ka thënë ministrja e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Politikat e Qyteteve të Mëdha, Meryame Kitir., bëhet e ditur në njoftim. /Zëri