Gjoshi: Kurti po e “respekton” flamurin “lara-lara” vetëm për aq kohë sa merr rrogë nga shteti

Gjoshi: Kurti po e “respekton” flamurin “lara-lara” vetëm për aq kohë sa merr rrogë nga shteti

Aktuale August 02, 2021 - 22:30

Anëtari i PDK-së Betim Gjoshi, ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti duke thënë se ky i fundit nuk duhet të organizojë asnjë ceremoni shtetërore, pasi sipas tij ai dikur e kishte quajtur flamurin e Kosovës “lara-lara”.

Për këtë veprim, Gjoshi ka thënë se Kurti duhet të kërkojë falje. Ai ka shtuar se Kurti po e “respekton” flamurin e Kosovës vetëm për aq kohë sa e merr rrogën nga shteti i Kosovës.

Sipas Gjoshit “përbuzjet dhe sharjet që Kurti dhe bashkëpartiakët e tij ia kanë bërë Shtetit dhe Simboleve të Kosovës, mund t'ia përdorin në dialog për qëllim të keq zyrtarët serbë”.

“Në këto rrethana, Albin Kurti mund të shfaqet vetëm në një ceremoni ku valojnë Simbolet e Republikës së Kosovës. Kjo do të ishte ceremonia e kërkim të faljes për përbuzjen dhe luftën e tij kundër Flamurit të Kosovës. Në të kundërtën, çdo dalje e tij para Flamurit të Kosovës, duke na kujtuar çdo herë se sa shumë ka luftuar kundër tij, është tallje me qytetarët e këtij vendi”, ka thonë Gjoshi. /Zëri