LVV-ja fton anëtarët e komuniteteve jo shumicë të aplikojnë për Kuvende Komunale, në veçanti gratë

LVV-ja fton anëtarët e komuniteteve jo shumicë të aplikojnë për Kuvende Komunale, në veçanti gratë

Aktuale August 02, 2021 - 22:04

Përmes një komunikate, Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje anëtarëve të tyre nga komunitetet jo shumicë, por edhe të tjerëve, që të aplikojnë për të kandiduar për Kuvendet Komunale në zgjedhjet e 17 tetorit.

LVV-ja ka inkurajuar edhe gratë në veçanti që të aplikojnë, pasi sipas tyre është shqetësuese se si në të kaluarën nuk ka pasur gra nwpwr Kuvendet Komunale, nga komunitetet jo shumicë.

“Kjo është e papranueshme dhe flet për një ngërç shoqëror që duhet tejkaluar, andaj u bëjmë thirrje grave të kandidojnë e ta shtyjnë njëra tjetrën të kandidojnë nëpër listat tona për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen me datë 17 tetor të këtij viti. Vetëm bashkë mund t’ia dalim e t’i realizojmë ndryshimet që i synojmë”, thuhet në komunikatë. /Zëri