Zjarret përhapen edhe në disa fshatra të Fushë-Kosovës

Zjarret përhapen edhe në disa fshatra të Fushë-Kosovës

Aktuale August 02, 2021 - 21:48

Një zjarr i madh ka shpërthyer në disa fshatra të Fushë Kosovës.

Zjarri i cili nisi në sipërfaqet hamullore tashmë po rrezikon edhe shtëpitë e banueshme.

Ekipet e zjarrëfikësve janë në vendin e ngjarjes.

Zjarri ka shpërthyer në vendbanimet Mesbardh dhe Kuzmin, raporton EO.

Shpërthime të zjarrit ka pasur edhe në Pejë, fshatrat e Suharekës, Prizrenit dhe të Shtimës.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se vatra e cila për momentin është më serioze është në fshatin Shtupeq i Pejës.