KRU “Prishtina” kërkon nga qytetarët të mos i djegin hapësirat në Shkabaj, Badoc dhe Batllavë

KRU “Prishtina” kërkon nga qytetarët të mos i djegin hapësirat në Shkabaj, Badoc dhe Batllavë

Aktuale August 02, 2021 - 21:12

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka apeluar tek qytetarët që të tregohen të kujdesshëm ndaj hapësirave përreth objekteve të ujësjellësve në Shkabaj, Badoc dhe Batllavë.

Kjo pasi sipas tyre, dëmtimi i këtyre impianteve e rrezikon furnizimin me ujë të pijshëm.

“Djegja e qëllimshme e hapësirave rreth burimeve sipërfaqësore dhe nëntokësore të ujit, rrezikon seriozisht furnizimin me ujë të pijshëm, gjegjësisht objektet në të cilat trajtohet uji e pastaj i cili shpërndahet te ju. Ndalo shpërdorimin e ujit të pijshëm! Kujdes të shtuar ndaj mjedisit përreth objekteve të ujësjellësit!”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”. /Zëri