Konfirmohet kandidatura e Arben Vitisë për kryetar të Prishtinës

Konfirmohet kandidatura e Arben Vitisë për kryetar të Prishtinës

Aktuale August 02, 2021 - 19:09

Kandidati për asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës Petrit Reçica, njëherësh përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.

Reçica, në një postim në Facebook ka theksuar se “po i bashkohet super ekipit të Arben Vitia, për kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës.

“Ne zgjedhjet lokale te ketij viti po i bashkohem listes se VV per asamble komunale. Pasi qe bagazhi jem ka te beje me gastronomi dhe evente kulturore po mendoj qe jom perfaqesues i denje i ketyre sektoreve. Pra: Për gastronominë dhe kulturën, pasi që gastronomia është kulturë’, ka shkruar ai ndër të tjerash në Facebook. /Zëri