Mehaj apel te qytetarët: Mos ndizni zjarre në ambiente të hapura

Mehaj apel te qytetarët: Mos ndizni zjarre në ambiente të hapura

Aktuale August 02, 2021 - 18:52

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka apeluar te qyetarët që të tregohen më të kujdesshëm që të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura, pas shtimit të vatrave të zjarrit në disa lokacione të vendit.

Mehaj po ashtu ka ftuar ata që vërejnë ndonjë abuzim të mundshëm , ta denocojnë në organet përgjegjëse.

“Apeloj te qytetarët për shtim të kujdesit në shpenzimin racional të ujit, të mos ndezën zjarre në ambiente të hapura dhe të mos hedhen gjësende potenciale që mund të shkaktojnë zjarret. Gjithashtu, ju ftoj që nëse vëreni ndonjë abuzim të mundshëm të denoncojnë në organet përgjegjëse keqbërësit dhe personat e pakujdesshëm. Krahas bashkëpunimit tuaj me njësitë tona të FSK-së në operacione, kjo do të ishte ndihmë e madhe nga ana juaj”, ka thënë Mehaj.

Ai po ashtu ka theksuar se Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me agjencitë tjera shtetërore të sigurisë është në gatishmëri dhe veprim të plotë për të menaxhuar gjendjen e krijuar. /Zëri