Deri në 2 orë pritje në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, kolona deri në 1500 metra
Foto ilustruese

Deri në 2 orë pritje në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, kolona deri në 1500 metra

Aktuale August 02, 2021 - 17:59

Të dhënat e fundit ne lidhje me gjendjen në pikat e kalimit kufitar në hyrje - dalje të Kosovës, janë përditësuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas QKMK-së, kolona të gjata prej 1500 metrash janë krijuar në pikëkalimin kufitar të Dheu i Bardhë, ku pritjet janë nga 100 deri në 120 minuta.

Pritjet më të shkurta nga 20 deri 25 minuta janë në Jarinje, e më pak në pikëkalimet tjera.

Më poshtë gjeni gjendjen e plotë në të gjitha pikat kufitare të vendit /Zëri

Image