Vendi ende i përfshirë nga vatra zjarri, gjendja më serioze në Shtupeq të Pejës

Vendi ende i përfshirë nga vatra zjarri, gjendja më serioze në Shtupeq të Pejës

Aktuale August 02, 2021 - 16:44

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se vendi po vazhdon te jetë akoma i përfshirë nga zjarri.

Sipas MPB-së, vatra e cila për momentin është në serioze është fshati Shtupeq i Pejës.

MPB-ja ka njoftuar se në të gjitha vatrat e zjarrit janë të angazhuara institcuonet përgjegjëse.

“Në shuarjen e zjarreve janë të angazhuar: Ekipet Zjarrfikësve, Policia e Kosovës, pjesëtarët e FSK-së, Ndërmarrjet Publike dhe po ashtu një ndihmë të madhe nga ajri janë duke e dhënë pjesëtarët e KFOR-it, që po ndihmojmë përmes helikopterëve në shuarjen e zjarreve. Me këtë rast Policia e Kosovës është angazhuar seriozisht në hetimin e shkaktarëve të zjarreve dhe të gjithë personat që kanë shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme, apo do të shkaktojnë në të ardhmen do të përballen me ligjin”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditru se mesditen e sotme, patrullat policore kanë arrestuar një person pasi dyshohet se qëllimshëm ka ndezur zjarr afër varrezave në fshatin Babinovc të Obiliqit.

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë apel gjithë qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes, që në asnjë rast mos të ndezin zjarre dhe të jenë të kujdesshëm për mënyrën se si do të sillen ndaj ambientit me rrezik për përhapje të zjarreve.

“Në të kundërtën, Policia e Kosovës do të jetë e pa kompromis ndaj zjarrvënieve të qëllimshme apo nga neglizhenca”, thuhet në njoftim. /Zëri