Rrugët e Shqipërisë nuk përballojnë dot turistët, bllokohen në veri e jug

Rrugët e Shqipërisë nuk përballojnë dot turistët, bllokohen në veri e jug

Aktuale August 01, 2021 - 12:55

Në ditën e parë të gushtit rrugët e Shqipërisë ishin të mbingarkuara. Pamjet që vijnë nga superstrada Lezhë-Milot tregojnë se qindra pushues i drejtohen bregdetit

Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm fluksi i madh i automjeteve të ardhur kryesisht nga Kosova krijuan bllokim të qarkullimit.

Edhe në qytetin e Vlorës pothuajse të gjitha rrugët hyrëse ishin të bllokuara paraditen e kësaj të diele.

Dhjetëra automjete mbetën për orë të tëra në trafik, ndërsa destinacioni i tyre është bregdeti i jugut.

Policia rrugore e Vlorës ka apeluar dejtuesit e mjeteve që kanë si destinacion Himarën që të shmagin qarkullimin brenda qytetit, dhe të përdorin Bypassin që është hapur pak ditë më parë.

Fluksi i turistëve ka nisur edhe nga rrugët detare.

Në portin e Vlorës këtë të dielë kanë mbërritur 812 pasagjerë me 79 makina, 7 autobuse dhe 1 minibus.

Edhe në pikën hyrëse më të madhe detare në vendin tonë në Durrës mëngjesi i së dielës, 1 gusht,  ka krijuar fluks emigrantësh de turistësh që do të kalojnë pushimet në Shqipëri.

Deri në orën 10 të së dielës aty kanë mbërritur 3731 persona me 888 automjete, ndërsa të shtunën kanë zbarkuar rreth 6000 persona. /oranews.al