Asnjë i vdekur dhe 19 të infektuar me COVID-19

Asnjë i vdekur dhe 19 të infektuar me COVID-19

Aktuale July 23, 2021 - 14:57

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit të raportuara janë dhënë 19.609 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 343.330 doza të vaksinës.

Deri më sot 102.210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.267 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.582.

Në total numri i rasteve aktive është 126. /Zëri