
Osmani në Tokio takon perandorin e Japonisë, Macronin dhe zonjën e parë të SHBA-së
Aktuale
July 23, 2021 - 11:38
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në prag të ceremonisë zyrtare të hapjes së lojërave olimpike “Tokio 2020”, është pritur nga perandori i Japonisë, Naruhito.
Osmani me këtë rast ka falënderuar perandorin Naruhito për mikpritjen dhe për organizimin e Lojërave Olimpike, duke i uruar popullit japonez prosperitet dhe shëndet.
“Gjatë pritjes së organizuar nga perandori Naruhito, presidentja Osmani pati një bisedë të shkurtër edhe me presidentin francez Emmanuel Macron, zonjën e parë të SHBA-së, dr. Jill Biden, si dhe me përfaqësues të tjerë nga disa vende të botës”, bëhet e ditur në njoftimin për media. /Zëri