KMDLNJ-ja kërkon hetime nëse Policia përdori forcë të tepruar në protestën e PSD-së

KMDLNJ-ja kërkon hetime nëse Policia përdori forcë të tepruar në protestën e PSD-së

Aktuale July 16, 2021 - 19:00

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar për arrestimin e sotëm të aktivistëve të PSD-së nga Policia e Kosovës.

Ky këshill ka kërkuar nga Inspektorati Policor që të bëjë hetime nëse Policia ka tejkaluar autorizimet zyrtare për forcën e përdorur ndaj aktivistëve.

“Në bazë të pamjeve nga protesta duket se gjatë arrestimit policia ka përdorur forcë në shpërputhje me rrezikun e paraqitur nga protestuesit. Për këtë arsye, KMDLNJ-ja kërkon nga Inspektorati Policor i Kosovës të bëjë hetime nëse Policia ka tejkaluar autorizimet zyrtare duke përdorur forcë të tepruar”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, nga KMDLNJ-ja kanë thënë se përkrahin protestat paqësore që janë në përputhje me ligjin, si instrument demokratik për realizim të drejtave të njeriut.

“Dhuna ndaj protestuesve për KMDLNJ-në është e papranueshme dhe pamjet gjatë arrestimit janë shumë shqetësuese”, theksoi KMDLNJ-ja. /Zëri